Ad imageAd image

Luis Suarez: Cristiano Ronaldo mund të ishte i Interit, ja si e refuzoi presidenti zikaltër

1 min lexim

Ish-mesfushori i Interit, Luis Suarez në një prononcim për emisionin “Tiki Taka” ka zbuluar një detaj interesant për sa i përket Cristiano Ronaldos.

83-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e zikaltërve për 9 sezone gjatë periudhës 1961-1970 tregon se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mund të ishte lojtari i Interit. Gjatë kohës kur Ronaldo luante me Sportingun e Lisbonës në Portugali, Suarez ia kishte sugjeruar presidentit të Interit, Masimo Moratit, por kjo gjë nuk u mor parasysh nga Morati. Ndërkohë 1 vit më vonë CR7 kaloi në Angli te Mançester Junajtid i Fergusonit.

topshot fbl ita seriea empoli juventus 7456f09a db2a 11e8 b6b1 54a396001ae0

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kristiano Ronaldo erdhi në Itali me 16 vite vonesë. Ia kisha këshilluar Interit, kur ai ishte 17 vjeç, por që nuk ishte formuar akoma. A i tregova Moratit për të? I tregova të gjithëve, por askush nuk e mori. Ai shkoi te Mançester Junajtid një vit më pas, nëpërmjet marrëveshjes me Sportingun e Lisbonës. Interi më kërkoi të thërras menaxherin e tij për ta ftuar në Itali, por ishte vonë dhe ai ishte larguar”, deklaroi 83-vjeçari, Luis Suarez në emisionin “Tiki Taka”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull