Ad imageAd image

Man United, Chelsea dhe Juventus pas mbrojtësit të Arsenalit

1 min lexim

Manchester United, Chelsea dhe Juventusi janë duke përgatitur oferta për mbrojtësin e krahut të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin, raporton Sport.

Tre gjigantët evropian duan ta transferojnë spanjollin në verë, me Unitedin dhe Juven që kanë nevojë për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtës, transmeton Gazeta Express.

Thuhet se Bellerin më gjasë do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni, pasi klubi nga Londra veriore do ta rimodelojë skuadrës pas largimit të Arsene Wengerit.

- reklamë -
Ad imageAd image

23-vjeçari mund të kushtojë jo më pak se 45 milionë euro.

Ndani këtë artikull