Ad imageAd image

Manchester City, 115 milionë euro gati për merkaton e janarit

1 min lexim

Manchester City po vuan në kampionat. I mposhtur të dielën nga rivalët e Liverpool (3-1) në ndeshjen e madhe të Premier League, Qytetarët e kanë të vështirë të ndjekin ecurinë çmendur të Reds në kampionat.

Djemtë e Pep Guardiola, për më tepër të lakmuar nga Bayern Munich sipas shtypit gjerman, lëngojnë në vendin e katërt, nëntë pikë pas Të Kuqve dhe veçanërisht larg ambicjeve të tyre fillestare.

Dhe sipas Daily Mail, kjo situatë duhet të ndryshojë politikën e rekrutimit të drejtuesve të klubit këtë dimër. Një shifër prej 115 milionë eurosh pritet të shpenzohet në tregun e transferimeve sipas prestigjozes britanike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rekrutimi i parë duhet të jetë një mbrojtës qendror i kalibrit të lartë për të kompensuar largimin e Vincent Kompany dhe mungesën e gjatë të Aymeric Laporte. Por kjo nuk do të jetë blerja e vetme…

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull