Ad imageAd image

Maqedoni/ Shkëndija fiton në frymën e fundit, sukses edhe për Shkupin

1 min lexim

Janë luajtur sot ndeshjet e mbetura të javës së gjashtë në kampionatin e Maqedonisë dhe sfida më e luftuar ka qenë ajo mes Sileksit dhe Shkëndijës. Ishin miqtë tetovarë që kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Por një karton i kuq në pjesën e dytë për Shkëndijën bëri që vendasit të barazonin me shumë lehtësi, duke pasur dhe epërsinë numerikë në favor. Për lojtarët e Shkëndijës nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe morën fitoren në minutën e fundit, 90+4′.

Edhe Shkupi ka triumfuar në këtë javë të gjashtë, duke mposhtur 2-1 skuadrën e Makedonija. Akademija Pandev ka marrë një sukses bindës në transfertë dhe ka mposhtur 4-2 skuadrën e Pobeda. Fitore ka korrur edhe ekipi i Belasica, që ka mposhtur 2-0 skuadrën e Renovës

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull