Ad imageAd image

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ja çfarë u vendos për sezonin e ri

2 min lexim

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh në prag të fillimit të sezonit të ri. Ajo që bie në sy është se Sokol Jareci, ish-arbitër, do të jetë Kryetari i Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së, ndërsa Dzemal Mustedanagiç Drejtori Teknik i federatës.

Më poshtë të gjitha vendimet:

  1. 1. U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
  2. 2. Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
  3. 3. Z. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
  4. 4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numërin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numërit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
  5. 5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

- reklamë -
Ad imageAd image

Vllaznia

Iliria

Erzeni

Besëlidhja

Dinamo

Korabi

Burreli

Shënkolli

Vora

Veleciku

Grupi B

Lushnja

Bylis

Apolonia

Tomori

Pogradeci

Besa

Egnatia

Turbina

Elbasani

KF Oriku

(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)

  1. 6. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

Vllaznia B

Tërbuni

Klosi

Spartaku

Partizani B

Luzi 2008

Gramshi

Tirana B

Internacional Tirana

Sopoti

Kukësi B

Ada

Kevitan

Rubiku

Grupi B

Shkumbini

Naftëtari

Albpetrol

Devolli

Delvina

Butrinti

Maliqi

Këlcyra

Skrapari

Tepelena

Memaliaj

Gramozi

Përmeti

FC.Termi

  1. 7. Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator.

Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.

Ndani këtë artikull