Ad imageAd image

Mbrojtësi i kombëtares firmos me skuadrën e madhe rumune

1 min lexim

Më në fund, Naser Aliji, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi është bërë me skuadër të re, ku do të vijojë karrierën si futbollist dhe do të kërkojë të rikthehet sërish pjesë e kuqezinjve.

Pas një pushimi disa mujor, për shkak të një drame familjare (humbi babanë), futbollisti ka nënshkruar me skuadrën rumune të Dinamos së Bukureshtit.

Sot u bë edhe prezantimi zyrtar i tij me skuadrën rumune, ndërsa Aliji do të mbajë numrin 7, të njëjtin që ka mbajtur edhe legjenda e këtij ekipi, Mircea Lucescu.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull