Ad imageAd image

Medalje të artë në Evropian, xhudistja nga Kosova mund në finale gjermanen

1 min lexim

Xhudistja me origjinë nga Kosova, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që u zhvillua në Izrael, konkretisht në Tel Aviv.

Sportistja e cila garonte në kategorinë 57 kilogramë në finale mposhti me ‘ippon’ xhudisten gjermane Tereza Stol. Kjo është medalja e parë për 25-vjeçaren në një kampionat të këtij niveli.

Theksojnë se shumë pranë medaljes së artë shkoi edhe xhudistja tjetër me origjinë nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila u mund në finale nga rusja Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull