Ad imageAd image

Mediat italiane ‘tronditin’ Juventusin, kanë një lajm për Dybala

1 min lexim

Ky sezon nuk ka filluar aspak mirë për yllin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala. Allegri ka vendosur që ta lëri më shumë në stol se ta aktivizojë në fushën e lojës dhe arsyeja është e pakuptueshme. Ardhja e Cristiano Ronaldos tek bardhezinjtë duket se ka ndikuar shumë në pozicionin që kishte deri një sezon më parë Dybala në skuadër.

Në përballjen me Bolognan tekniku italian e hodhi titullarë Dybalan dhe ai tregoi potencialin e tij duke shënuar edhe një gol. Por përveç golit ai ishte shumë aktiv në fushën e lojës, pasi ishte i shumë i angazhuar edhe në fazën mbrojtëse, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Ndërsa sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane Dybala kërkon largimin nga skuadra e Juventusit, dhe sipas asaj që bën me dije “Calciomerato” lojtari duket se i ka thënë “po” Realit të Madridit për t’u transferuar atje në Janar.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull