Ad imageAd image

Modriç probleme me ligjin, rrezikon të vuajë 8 muaj burg

1 min lexim

Pas Ronaldos e Marcelos, paska qenë radha e kroatit Luca Modric që të dalë para Gjykatës së Spanjës, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat.

Mesfushori i Realit të Madridit akuzohet se ka mbajtur të fshehta nga autoritetet një shifër prej 870 mijë eurosh gjatë viteve 2013-2014, para të cilat vinin nga imazhet.

Sipas medias spanjolle “El Mundo”, tani Modriç do të paguajë 40% të shumës që nuk kishte raportuar dhe gjithashtu do të paguajë edhe 250 euro në ditë për 8 muaj burg, pra diku te 60 mijë euro.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por nuk mbaron këtu, pasi Kroati ka edhe një çështje tjetër të vitit 2012, çfarë e çon gjobën e tij në shifrat 2.6 milionë euro.

Ndani këtë artikull