Ad imageAd image

Mundi Ibrën, mesfushori meksikan pranë Barcelonës në janar

1 min lexim

Pasi mundi Zlatan Ibrahimovicin në garën për golashënuesin në Major League Soccer dhe fitoi kampionatin në futbollin Amerikan, Carlos Vela bëhet gati të rikthehet në Spanjë e më konkretisht te Barcelona.

Eshtë Jonathan dos Santos, shoku i skuadrës së meksikanit te Los Angeles që ka zbuluar se bomberi 30-vjeçar ka marrë një ofertë konkrete nga katalanasit të cilët e shikojnë Velan si përforcimin ideal për sulmin në janar.

Vela ka eksperiencën e duhur në kampionatin spanjoll pasi ka luajtur me Real Sociedad e për më tepër i përshtatet më së miri stilit të lojës së Barcelonës.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull