Ad imageAd image

“National League”, Portugalia, Zvicra, Anglia e Hollanda ndeshen për historinë

1 min lexim

Hollanda, Zvicra, Portugalia dhe Anglia do të luajnë për t’u etiketuar si skuadra e parë e historisë së futbollit që ka fituar “National League”.

Gjithçka do të vendoset në gadishullin Iberik, në Portugali, ku Federata Botërore e Futbollit ka vendosur që të luhet faza finale “Final Four”, e këtij trofeu të quajtur “National League”.

Sfidat do të luhen mes datës 5-9 qershor kur dhe do jetë finalja. Ajo që është e sigurt është se gjysmëfinalja ku do jetë pjesë Portugalia do të luhet më 5 qershor, teksa gjysmëfinalja tjetër më 6 qershor. Më 9-qershor do të jenë dy sfidat, finalja për vendin e 3-4 dhe finalja e madhe. Shorti për të përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste do të hidhet më datën 3 dhjetor. Ndeshjet do të luhen në Stadiumin e Portos, “Estadio do Dragao” dhe te “Estadio De All Alfonso Herniques” di Guimares. Në edicionin e “Final Four” pritet të jetë protagonist dhe Kristiano Ronaldo.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull