Ad imageAd image

Ndeshja sonte, Gjermania shpreson te një fillim i ri, Franca riniset si kampione e botës

1 min lexim

Kampionia e botës, Franca, është e para për Gjermaninë, në përplasjen e inaugurimit të Ligës së Kombeve, sonte, ora 20:45. Ka më pak se një vit, që nga momenti kur dy skuadrat luajtën sfidën e fundit mes tyre dhe barazuan 2-2 në Këln.

Që atëherë, fatet e palëve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, me Francën që fitoi Botërorin në Rusi, në sajë të lojës së saj pragmatike, duke rrëzuar nga froni i kampionit të botës Gjermaninë. Kjo e fundit u rrëzua në mënyrë krejt të papritur që në fazën e grupeve të “Rusia 2018”.

Didier Deschamps nuk ka bërë ndryshime dramatike në skuadrën e tij, te ajo Francë që fitoi Kupën e Botës kësaj vere, ndërsa për gjermanët, pritës në këtë ndeshje, ekziston një ndjenjë se kjo lojë përfaqëson një fillim të ri.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull