Ad imageAd image

Neymar i dërgon Messit mesazhin më të rëndë

2 min lexim

Neymar, ylli i PSG është përfolur vazhdimisht për një lëvizje në Real Madrid. Pavarësisht nga një dëmtim i rëndë pak muaj më parë, Neymar ishte në formë të shkëlqyer  me kampionët e Francës, duke shënuar 25 gola në të gjitha takimet, por në vend që të qëndronte për t’u bashkuar me shokët e skuadrës për të festuar titullin e Ligue 1, ai fluturoi përsëri në Brazil.

Ndonëse ai u bashkua vetëm verën e kaluar nga Barcelona për një rekord botëror, 222 milionë sterlina, braziliani tashmë po mendon të largohet nga “Parc des Princes” dhe sipas spanjolles “Don Balon”, Neymar i ka bërë shumë të qartë Messit, se Real Madridi është ekipi që do të zbresë nga froni Barcelonën në vitet e ardhshme, edhe pse këta të fundit kanë fituar Copa del Rey dhe La Liga.

I pyetur sesi do të ndihej nëse  “galaktikët” do të bënin një marrëveshje për Neymar, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tha: “Nuk do të më lëndonte, mua më pëlqen që lojtarët e mirë janë në La Liga. Ai vendos, por ai ka një kontratë me Paris SG për katër vitet e ardhshme. Prioriteti ynë i parë është Barcelona dhe më pas La Liga, pasi e duam të jetë konkuruese. Rivali ynë i parë është Premier League”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por ai këmbëngul, se do ta mirëpresë Neymar përsëri në “Camp Nou”, duke shtuar: “Sigurisht që po. Ne e shijuam atë për katër sezone këtu dhe ai është një lojtar shumë i mirë. Unë nuk mendoj se Paris SG duan ta shesin”, shtoi Bartomeu.

Ndani këtë artikull