Ad imageAd image

Ozil në PSG, Rabiot në Arsenal

1 min lexim

Ish-mesfushori i Arsenalit, Perry Groves beson se Mesut Ozil dhe Adrien Rabiot do të shkëmbehen .

Ozil nuk është duke kaluar momentet më të mira në Londër pasi nuk është i preferuari i trajnerit Unai Emery, kurse Rabiot është në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germainin, dhe me shumë mundësi në janar do të largohet.

“Mendoj se PSG mund të jetë një opsion për Ozilin”, ka thënë Groves.

 

“Nuk do të isha i befasuar nëse Ozil e Rabiot do të shkëmbeheshin”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull