Ad imageAd image

Parma, kjo mace e zezë për Interin

1 min lexim

Interi ka humbur në shtëpi ndeshjen me Parmën, e cila shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 79’ për 1-0. Për golin u kujdes Frederico Dimarco, i cili shënoi një supergol.

Interi dhe Parma u takuan pas 3 vitesh në San Siro.

Por Parma është një rival ndaj të cilëve zikaltërit kanë kujtime të hidhura. Në sezonin 2014/2015 skuadra nga Emilia-Romagna i shkaktonte në atë kohë Roberto Mancinit një nga rezultatet më zhgënjyese. Dhe “fajtor” për këtë gjë ishte Andi Lila, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm me kokë duke kaluar Parmën në avantazh. Fredy Guarin do të barazonte shifrat duke dalë kokëulur nga shtëpia mitike  e futbollit Italian.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por kjo ndeshje nuk e fshiu dot shkatërrimin dhe rënien e skuadrës nga Seria A.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull