Ad imageAd image

Për herë të parë në histori, Atletico kushton më shumë se Reali

1 min lexim

Mbrëmjen e sotme në Talin të Estonisë do të luhet Superkupa e Europës mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. Ndaj krahasimet midis tyre kanë nisur të bëhen në çdo drejtim, veçse këtë herë përfundimi i një statistike është me të vërtetë shumë interesant.

Për herë të parë në histori Atletico Madrid është skuadër më e shtrenjtë se rivalët e qytetit, ‘galaktikët’ e Realit.

Para 9 sezoneve “el colchoneros” vlenin 205.8 milionë euro, ndërsa Reali 487 milionë euro. Një vit më parë skuadra e Simeones kishte vlerën e 740.3 milionë euro ndërsa skuadra e Zidanit plot 941.8 milionë euro. Këtë herë gjërat janë ndryshe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Reali dhe afrimi i lojtarëve si Diego Costa dhe Lemar te Atletico, por edhe rritja e vlerës së Griezman, ka bërë që për herë të parë madrilenët e vegjël të vlejnë më shumë se ‘Los Blancos’.

Kjo ka bërë që vlera e skuadrës së drejtuar nga Simeone është 858 milionë euro ndërsa ajo e Lopeteguit vetëm 775.7 milionë euro.

Ndani këtë artikull