Ad imageAd image

Reali mund Juventusin dhe siguron kualifikimin në transfertë, “zonja” turpërohet në shtëpi

2 min lexim

Nata e parë e çerekfinales së “Champios League” ka rezultuar e magjishme për Real Madrid dhe Ronaldo-n kundër Juventus. Italianët kapitulluan 3-0 në shtëpi nga “galaktikët”, që më tepër  kanë humbur edhe Dybala-n në ndeshjen e kthimit pasi argjentinasi u ndëshkua më të kuqe.

Ndeshja nisi me një superperformancë nga ana e madrilenëve të cilët po u ngrohur ende “motorët” kaluan në avantazh. Ronaldo nuk fali pas një topi në zonë të Isco-s, duke zhbllokuar shifrat. Deri në fund të pjesës së parë ‘zonja e vjetër’ do të përpiqej shumë, por nuk e mori golin e barazimit.

Në pjesën e dytë të lojës Juventusi bëri ç’mos deri në minutën e 64-r, kur Cristiano Ronaldo me një perlë dyfishoi shifrat. Në momentin më të mirë të skuadrës së Allegrit portugezi me ‘roveshiatë’ realizoi ‘dopietën’ personale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Menjëherë pas këtij goli Dybala do të ndëshkohej me të kuq e do të nxirrej nga loja. Në minutën e 73-t ishte Marcelo që në bashkëpunim me Ronaldon shënoi golin e tretë dhe njëkohësisht vulosi rezultatin.

Me rezultatin e arrirë Real Madrid është pothuajse i kualifikuar, pasi do të nevojitej një mrekulli që italianët të kalonin më tej. Ndeshja e kthimit do të luhet pas bnjë jave, më datë 11 në “Santiago Bernabeu”.

Komenti i ndeshjes

72′ GOOOL Marcelo. Real Madrid tani udhëheq me 3 gola. Pothuajse e mbyllur çështja e kualifikimit

66′ Dybala merr kartonin e dytë të verdhë, përjashtohet nga loja

64′ GOOL Ronaldo. Portugezi ndëshkon për herë të dytë Juventusin, kësaj radhe me një supergol.

46′ Nis pjea e dytë

3′ GOOOL Real Madrid. Ronaldo nuk fal brenda zone pas një asisti të Isco-s
1′
 Nis takimi në Torino

Ndani këtë artikull