Ad imageAd image

Reja “nis punën” si trajner i Kombëtares

1 min lexim

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende si trajner i Kombëtares, italiani Edi Reja, duket se nuk ka humbur kohë për t’iu përveshur punës.

Portali italian “Bergamoesport.it” raporton se tekniku 73-vjeçar ka qenë i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme për të ndjekur sfidën mes Atalantës dhe Empolit që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Sipas mediave vendase, Reja ka pasur si qëllim vëzhgimin e futbollistëve shqiptarë në këtë përballje, ndërkohë që vetëm Veseli u aktivizua, teksa Gjimshiti dhe Berisha qëndruan në stol për 90 minuta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ka zëra se tekniku italian do të mbërrijë në kryeqytet për t’u prezantuar ditën e nesërme. Ky detaj pritet të konfirmohet në orët në vijim.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull