Ad imageAd image

​Ronaldo kritikohet ashpër pas postimit të tij të fundit

2 min lexim

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është kritikuar ashpër nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale pasi postoi një fotografi nga aeroplani i tij privat. Ish-ylli i Anglisë, Gary Lineker, dhe ndjekësit e tjerë të Ronaldos ishin të pakënaqur me këtë tweet pasi e konsideronin si të pandjeshëm pas zhdukjes së Emiliano Salas.

Sulmuesi argjentinasi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, dyshohet se ka vdekur pasi që aeroplani privat i tij u zhduk në orët e vona të së hënës, përderisa po udhëtonte mbi kanalin që e bashkon Anglinë dhe Francën.

Policia e Francës dhe klubi Nantes e konfirmuan dje se Sala ishte njëri ndër dy personat të cilët kishin udhëtuar me atë aeroplan mbrëmë. Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets.

 

Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nandes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.

Gjatë 24 orëve të fundit, njerëzit nga bota e futbollit kanë treguar mjaft shumë mbështetje për Salah, duke uruar më të mirën për të. Ndërsa, Ronaldo e postoi një foto të tij nga një aeroplan privat në Twitter dhe Instagram, vetëm disa orë pasi kërkimi për aeroplanin e zhdukur ishte suspenduar.

Ky tweet nuk u prit mirë nga ndjekësit e Ronaldos dhe ndër personat më të famshëm që reaguan keq për këtë postim ishte edhe ish-sulmuesi anglez, Gary Lineker.

“Nuk është dita për një tweet të tillë. Me të vërtetë e kam, nuk është. Jam i sigurt se e ka bërë këtë gjë pa qenë i vetëdijshëm, mirëpo ndoshta dikush duhej t’i kishte treguar”, shkroi Lineker.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull