Ad imageAd image

Rrëzohen kritikat, Strakosha në formacionin e javës të Europa Leagues

1 min lexim

Revista prestigjoze “France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Europa League, ku spikat në portë edhe gardiani kuqezi, Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar i Lazios bëri një ndeshje si protagonist përballë Olimpikut të Marsejës, pasi me dy pritjet e tij, kualifikoi bardhekaltrit dhe eliminoi francezët.

“Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Marusiç)”, shkruan prestigjiozja franceze në paragrafin kushtuar portierit shqiptar të Lazios.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me paraqitjen ndaj Marsejës, Strakosha u ka “mbyllur gojën” kritikëve, që e kishin akuzuar për formë ët dobët në këtë fillim sezoni, ndërsa ka konfirmuar se mbetet një nga pikat më të forta të Lazios.

Ndani këtë artikull