Ad imageAd image

Rusi 2018/ Botërori i shqiptarëve, ja çunat që na krenuan

2 min lexim

Botërori sapo mbylli fazën e tij të parë atë të Grupeve dhe nga rezultatet e deri më tanishme kompeticioni me i madh i sportit në botë këtë sezon është dominuar i gjithi nga shqiptarët.

Zvicra arriti që të klasifikohej për fazën e 1/8 ose e quajtur ndryshe faza me eliminim direkt vetëm në sajë të meritës së futbollistëve me origjinë shqiptare.

Në radhët e Zvicrës 17% e lojtarëve janë shqiptarë siç është Granit Xhaka lojtari më i paguar dhe ylli i këtij ekipi. Xhaka ishte ai që theu akullin në ndeshjen me Serbinë dhe shënoi golin e parë për ekipin e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Xherdan Shaqiri njësoj si Xhaka është një tjetër shqiptar në radhët e Zvicrës. Shaqiri ka arritur të shënojë dy herë në këtë Botëror, ai i siguroi ekipit barazimin me Brazilin dhe si dhe ishte shënuesi i golit të dytë në takimin me Serbinë.

Blerim Xhemaili është shqiponja tjetër e cila nuk ka munguar asnjëherë në formacionin e Zvicrës në këtë kompeticion të Kupës së Botës. Xhemaili arriti që ta klasifikonte Zvicrën për në fazën e radhës në ndeshjen me Kosta Rikën, pasi ishte njëri nga lojtarët që mundi të shënonte në këtë takim.

Por përveç ekipit të Zvicrës shqiponjat kanë shkëlqyer edhe në kombëtaren e Belgjikës. Mbrëmjen e djeshme Belgjika kishte ndeshjen e fundit brenda grupit në të cilën duhej të përballej me Anglinë.

Ky takim më shumë ishte për vendin e parë dhe për prestigj sesa për klasifikim dhe këtë prestigj belgëve ia dhuroi shqiptari Adnan Januzaj.

Januzaj ishte i vetmi që shënoi në takimin e Belgjikës më Anglinë dhe e renditi vendin e tij të parin.

Kompeticioni i Kupës së Botës sapo ka filluar dhe deri në fund të tij presim shumë gola të tjera nga yjet e futbollit shqiptar e botëror./55news.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull