Ad imageAd image

Rusi 2018/ Ibrahimoviç: Pretendentët e Botërorit janë…

1 min lexim

Ndonëse donte të ishte pjesë e Botërorit me patjetër, pas refuzimit nga Suedia Zlatan Ibrahimoviç do të marrë pjesë vetëm si spektator.

I pyetur se cili mund të jetë ylli i këtij turneu, në një intervistë për “Fifa.com” sulmuesi suedez përmend normalisht Neymar, Messi dhe Ronaldo, por thekson se një impakt të madh mund të kenë dy lojtarë të Francës, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

“I pari është i shpejtë dhe i fortë teknikisht, i dyti ndonëse nuk ka arritur ende maksimumin është gati të bëjë diferencën”, thotë Ibra.

- reklamë -
Ad imageAd image

E çuditshme, por në listën e tij të ekipeve që mund të fitojnë finalen nuk ndodhet kombëtarja e Deschamps.

“Spanja, Gjermania, Brazili dhe sigurisht edhe Argjentina”, shprehet sulmuesi i “LA Galaxy”.

Ndani këtë artikull