Ad imageAd image

Salah: Ja receta ime e suksesit

1 Min Read

Në një intervistë për CNN Mohamed Salah se si e përballon faktin që është lojtari kryesor i Liverpul dhe futbollisti më i përfolur i momentit.

Salah thotë se nuk ndjen presion aspak dhe ndryshe nga futbollistët e tjerë që i nënshtrohen dietave, ai ha çfarë të dojë, sidomos kushari, pjatë tradicionale egjiptiane.

“Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua. Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari. E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, tregon egjiptiani.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kushari është një pjatë me pilaf, makarona dhe thjerrëza, që sipër tyre kanë salcë pikante domateje, hudhra, qiqra dhe qepë të skuqura. Edhe pse nuk duket një pjatë e shëndetshme për një sportist, kushari nuk e ka penguar yllin e Liverpul që të shënojë 43 gola deri në këtë pikë të sezonit.

Share This Article