Ad imageAd image

Salah rikthehet me humbje, Rusia me një këmbë në 1/8-at

2 min lexim

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokautove pas gjashtë pikëve të grumbulluara në dy ndeshje. Viktima e radhës ishin “faraonët” e Egjiptit, të cilët me shumë mundësi i kanë thënë lamtumirë Kupës së Botës pas disfatës 3-1 në stadiumin St. Petersburg.

978834076

Edhe rikthimi i Mohamed Salah nuk ka vlejtur shumë për afrikanët, të cilët e kishin shumë të vështirë për të përballuar forcën e madhe fizike të vendasve. Rusët e nisën mirë ndeshjen, megjithëse edhe Egjipti në fillim luajti po aq mirë. pjesa e parë ishte e barabartë dhe pa shumë mundësi goli, por në të dytën shpërthen Rusia. Goli i parë erdhi nga një gafë e kapitenit të ekipit Fathy i cili godet topin keq duke e futur në rrjetën e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

978829434

Një gol që ka ulur moralin e egjiptianëve, të cilët goditen me dy gola rrufe njëri pas tjetrit nga Cheryshev dhe Dzyuba. Ishte Salah, i cili për shumicën e kohës ka qenë në hije, ai që shënoi golin e nderit nga pika e bardhë e penalltisë. Rusët me 99% avancojnë, presin Uruguain për ta konfirmuar, ndërsa Egjipti gjithashtu pret Uruguain për të njohur fatin e tij.

978828134

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull