Ad imageAd image

Sergio Ramos sulmon trajnerin pas shkatërrimit nga Barcelona

1 min lexim

Pas humbjes së turpshme të Real Madridit ndaj Barcelonës, situata duket se ka marrë një hije të rëndë brenda kampit të “Los Blancos”.

Pas mbylljes së ndeshjes në shifrat 5-1 në favor të Barcelonës, kapiteni i Realit, Sergio Ramos, është shprehur i irrituar, ndërsa nuk ka kursyer as trajnerin Julien Lopetegui. Ai i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit, ku theksoi se respekti fitohet dhe nuk imponohet.

“Këto janë vendime që nuk i bëjmë ne, do të jemi në krah të trajnerit. Respekti fitohet, nuk imponohet, ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj, nganjëherë menaxhimi i lojtarëve është më i rëndësishëm se njohuritë teknike. Nuk është dita për të folu për njerëzit që do të qëndrojnë ose do të largohen. Duhet të bëni vetëkritikë”, u shpreh Sergio Ramos

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull