Ad imageAd image

Seria A dhuroi spektakël/ Lazio “i pamëshirshëm”, Interi fiton me vështirësi

2 min lexim

Lazio është treguar i pamëshirshëm  sot kundër Sampdoria-s duke fituar me rezultatin e  thellë 4-0. Fitorja  e mban në vendin e katërt, pozicioni i fundit në “Seria A” që të çon në “Champions”.

Në minutëën e ’32 djemtë e Inzgahit zhbllokuan takimin me anë të Saviç dhe po në pjesën parë dyfishuan rezultatin me De Vrij.

Në pjesën  e dytë të lojës pati vend edhe për një ‘dopietë’ të Immobile-s, që e çoi në 29 numrin e golave në këtë sezon në kampionat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe pse me një fitore minimale 2-1 në transfertë kundër Chievos, zikaltërit e  Interit po luftojnë dhëmbë për dhëmbë me Lazion, për të mbetur në  në top katërshe, që i siguron atyre një vend për në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Për zikaltërit shënoi Icardi dhe Perisiç në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Stepinski në minutën e 90-t.

Një fitore me shumë vlera ka marrë edhe Crotone e Ajetit në transfertë. Ata kanë mundur minimalisht 1-2 Udinezen duke marrë një 3 pikësh që momentalisht i mban jashtë vendeve që rrëzohen në “Seria B” sezonin e ardhshëm.

Me 3 pikët në xhep ka dalë edhe Atalanta këtë javë. Zikaltërit e Gasperinit kanë fituar2-1 kundër Torino-s, duke parakaluar Milanin në renditje dhe aktualisht janë të kualifikuar për “Europa League”.

Më poshtë, renditja e Seria A 

seria a

Ndani këtë artikull