Ad imageAd image

“Seria A” merr vendimin, shtyhen 2 ndeshje për shkak të tragjedisë në Genova

1 min lexim

Liga e “Seria A” ka vendosur të shtyjë dy ndeshje të programuara për tu zhvilluar të dielën si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin e Genovas, ku 38 persona humbën jetën, 15 mbetën të plagosur ndërsa 10 raportohen të zhdukur.

Liga e futbollit italian njoftoi se ka shtyrë Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa, pas kërkesës së dy skuadrave të qytetit ku ndodhi tragjedia.

Njoftimi- Deklarata zyrtare: “Presidenti i Lega Seria A pas shqyrtimit të kërkesave për referime të ndeshjeve të tyre, të planifikuara për të dielën më 19 gusht në orën 20:30, të Genoa-s dhe Sampdoria-s, si pasojë e tragjedisë që ka ndodhur në qytetin e Genoa-s në përputhje edhe me miratimin e Fiorentinës dhe Milanit, ka shtyrë për një datë të mëvonshme të dy takimet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përcaktimi i datave të ndeshjeve do të njoftohet në ditët e ardhshme, në përputhje me rregulloren në fuqi.”

Ndani këtë artikull