Ad imageAd image

Serie A/ Lazio dhe Inter diskutojnë sot biletën për në “Champions League”

1 min lexim

Sonte do të luhet java e fundit e Seria A, ku përveç të tjerave, do të vendoset dhe bileta e fundit për në “Champions League”.

Në  “Olimpico” në orën 20:45 do të ketë 90 minuta “luftë” mes Lazio-s dhe Inter-it për një vend në kampionati e  kampionëve.

Duke u mbështetur në rezultatet e deritanishme nëse fiton Inter, merr vendin e katërt në tabelën e Serie A që e çon direkt në fazën në grupe të Champions League. Nga ana tjetër Lazio me dy rezultate shkon në Champions, pasi është tri pikë shkëputur nga zikaltërit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Diferenca mes këtyre dy skuadrave qëndron se Interi nuk gabon shumë jashtë, ndërsa Lazio nuk gabon në ndeshjet brenda. Gjithçka mbetet e hapur për mbrëmjen e sotme.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave janë:

Lazio: Strakosha, Luis Felipe, Wallace, Radu, Marusic, Lucas Leiva, Murgia, Milinkovic-Savic, Lulic, Anderson, Immobile. Trajner: S.Inzaghi

Inter: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Candreva, Rafinha, Perisic, Icardi. Trajner: L.Spalletti

Ndani këtë artikull