Ad imageAd image

Shikojeni festën e çmendur me birra nga tifozët e Dortmundit në fitoren ndaj Bayernit

1 min lexim

Të shtunën që lamë pas Borussia Dortmundit shënoi fitore të madhe me rezultatin 3-2 kundër Bayern Munichut në kuadër të javës së 11-të në Bundesligës.

Ishte një ndeshje e zjarrtë në “Signal Iduna Park” me shumë raste e gola, gjithsej pesë gola të shënuar.

Me këtë fitore Borussia Dortmund ka siguruar më shumë pozitën e parë, dhe ka një diferencë prej shtatë pikëve me Bayernin, e cila pozicionohet në vendin e pestë.

Një video e shpërndarë në YouTube shfaq festën e çmendur të tifozëve të Dortmundit, duke i hedhur birrat e tyre në ajër pas shënimit të golave.

Tifozët e Borussia Dortmund njihen për organizimet dhe atmosferën e bukur që krijojnë në stadiumin e tyre.

Ndani këtë artikull