Ad imageAd image

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në festë, Shkëndija shpallet matematikisht kampione

1 min lexim

Ka festë kuqezi në Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi Shkëndija e Tetovës është matematikisht kampion i shtetit fqinj. Skuadra shqiptare e cila garon në First League e Maqedonisë së Veriut ka fituar titullin 4 javë përpara fundit.

Shkak është bërë fitorja 1-0 në transfertën e Rabotnickit, si dhe barazimi pa gola i rivalit më të afërt, Vardarit. Katër javë përpara fundit, Shkëndija numëron 13 pikë më shumë se Vardari, që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Shkupit.

Kështu, takimet kundër Sileks, Pobeda , Akademija Pandev dhe Renova janë thjeshtë një formalitet për skuadrën e Qatip Osmanit, që feston titullin për herë të dytë radhazi dhe të tretin në histori.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për të fituar titullin kuqezinjtë kanë shënuar 70 gola në 32 takime, duke pësuar vetëm 24 gola.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull