Ad imageAd image

Shtatë kuriozitete, që do t’ju habisin me këtë Champions

3 min lexim

Edhe vetëm dy ndeshje dhe finalja e Kievit do të jetë e zbardhur, me dy finalistët e Ligës së Kampioneve 2017-2018 në kërkim të trofeut të shumëlakmuar.

Real Madridi, Bayern Munich, Liverpool dhe Roma aspirojnë ta shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit europian.

Ne po ju tregojmë shtatë kuriozitete, kështu që mund të mendoni për to më mirë, para se të vini baste.

- reklamë -
Ad imageAd image

1. Një fakt që nuk është përsëritur nga viti 1976

“Tricampeonato” është për herë të parë brenda mundësive të një skuadre, në këtë rast, Real Madridi. Askush nuk e ka arritur këtë (tre Champions radhazi) që nga viti 1976, kur u regjistrua pikërisht nga Bayern Munich.

2. Heynckes mund të bëjë histori…, edhe Zidane

 

Të dy trajnerët mund të arrijnë tre trofe Champions-i si trajnerë, çka përputhet me arritjet e Paisley dhe Ancelotti në këtë drejtim.

3. Mundësi për podiumin e kampionëve
Nëse “Reds” ose bavarezët fitojnë trofeun, palët e treta do të vendosen në rekordin historik me gjashtë trofe. Duke u renditur kësisoji pas Real Madridit (12 Champions) dhe AC Milan (7).

4. Hyni në klubin VIP
Nëse skuadra italiane e Romës arrin të fitojë Ligën e Kampionëve, ajo do të bëhet kampionia e 23-të e kompeticionit. Kampioni i fundit “i parë” ishte Chelsea (viti 2012).

5. Tre në tre…
Një tjetër moment historik brenda mundësive të Bayern Munich (dhe Jupp Heynckes) është tripleta sezonale. Pikërisht kjo e fundit u pushtua në vitin 2013, gjithashtu, me teknikun veteran gjerman.

6. Hakmarrja e James
Ai që mund të marrë Champions-in e tij të tretë radhazi është … James Rodriguez. Tani për tani, ai i ka dy trofe të tillë me Real Madridin. A do ta përfundojë hakmarrjen e tij ndaj largimit nga “Bernabeu” me trofe tjetër kontinental, tashmë me fanellën e gjigandëve gjermane? Të presin e shohim.

7. Përpara portugezit, vetëm Gento
Cristiano Ronaldo mund të fitojë Champions-in e tij të pestë, diçka që vetëm 12 lojtarë e kanë arritur në histori. Vetëm Paco Gento, me gjashtë tituj, është përpara të tjerëve./TeleSport/

Ndani këtë artikull