Ad imageAd image

Situata e Messit te Barcelona ngjall interesin e klubeve gjigante evropiane

1 min lexim

Gjithçka ndodh rreth Lionel Messit tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha në Europë.

Krisja që pati kapiteni i Barcelonës me sekretarin teknik, Erik Abidal, është një mundësi e mirë që ekipet e tjera të përfitojnë dhe të ëndërrojnë të transferojnë “Pleshtin”.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, kanë qenë 4 ekipe që kanë telefonuar menjëherë babain e Messit, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i tij për ta pyetur rreth situatës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bëhet fjalë për Manchester United, Manchester City, Inter dhe Bayern Munchen.

Për momentin nuk ka asnjë shenjë që Messi dëshiron të largohet nga katalanasit, por thuhet se po kalon momentin më të vështirë që nga koha kur ka veshur këtë fanellë.

Ai është i vetëm në luftën për ta rikthyer ekipin triumfues në Champions League.

Ish-lojtari i Barcelonës, Lobo Karrasko, thotë se e sheh Leon larg katalanasve. “Kjo është hera e parë që e shoh me një këmbë jashtë skuadrës”, ka thënë ai gjatë një emisioni sportiv.

Ndani këtë artikull