Ad imageAd image

Skënderbeu nuk e diskuton fitoren ndaj Kastriotit, tre pikë për të ruajtur kreun

1 min lexim

Do të luhet në Korçë sfida e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Kryesuesit e Orges Shehit  do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, pas atij triumfi ndaj Partizanit në kryeqytet. Këtë herë përballë do të jetë skuadra e vendit të fundit, gjithsesi krutanët e Stavri Nicës nuk janë dorëzuar pavarësisht pozicionit në renditje. Një rezultat pozitiv në Korçë përballë Skënderbeut do të rikthente optimizmin në kampin krutan.

Nuk mungojnë as surprizat në formacion në sfidën e sotme. Radas nuk është preferuar nga trajneri Shehi në formacionin titullar, teksa do të zëvendësohen nga Sambou që e nis ndeshjen si titullarë. Nga ana tjetër Nica ka preferuar në majë të sulmit Atsinën.

17:00| Skënderbeu-Kastrioti

- reklamë -
Ad imageAd image

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Marku, Atsina. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Redvan Shaba, Enea Jorgji

Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Ndani këtë artikull