Ad imageAd image

Sloganet kundër Kosovës: FIFA dhe UEFA të reagojnë

2 min lexim

Në sfidën mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit, përtej luftës sportive në fushën e blertë, pati edhe episode të pakëndshme nga tribunat.

Tifozët e skuadrës sllovake mbajtën një qëndrim aspak korrekt, duke hedhur parulla dhe slogane me sfond politik kundër Kosovës.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke u kërkuar institucioneve më të larta të futbollit, që të marrin masat e duhura.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Federata e Futbollit e Kosovës i dënon ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura sot në ndeshjen e Europa Leagues në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan – Feronikeli. Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja,  i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale. Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këto anomali nëpër stadiumet e tyre. Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla. Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF “Feronikeli” që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë.

Prishtinë, 24 korrik, 2019

Presidenti, Agim Ademi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull