Ad imageAd image

Strakosha dhe Lazio ngjiten në vendin e tretë të Serisë A

1 min lexim

Lazio e Thomas Strakoshës ka mposhtur Parmën në transfertë dhe e sheh veten përkohësisht në vendin e tretë të Serisë A.

Kryeqytetasit fituan 0-2 falë golave të shënuar nga Immobile dhe Luis Alberto. Tashmë, ata e shohin veten me 18 pikë, 3 më pak se Napoli i vendit të dytë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 9 të kampionatit italian, Frosinone barazoi me Empolin 3-3, Bologna me Torinon 2-2 dhe Atalanta shkatërroi Chievon 1-5.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në mbrëmje do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Itali, derbi Inter-Milan.

Ndani këtë artikull