Ad imageAd image

Strakosha vlerësohet si portieri më i mirë i muajit

1 min lexim

Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi i Lazio-s po kalon një periudhë mjaft të sukseshme në kampionatin italian të futbollit.

Në 4 ndeshjet e fundit të Serie A, Strakosha ka pësuar vetëm dy gola, duke pasur parasysh që është gjendur përballë rivalëve si Roma e Inter.

Madje në përballjen kundër zikaltërve, mediat italiane e vlerësuan portierin e Kombëtares shqiptare si lojtarin e ndeshjes ndërsa ‘gianlucadimarzio.com’ shkon dhe më tej duke konsideruar si portierin më të mirë të muajit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Falë paraqitjeve të tij , Strakosha është kthyer në objektin e shumë klubeve të mëdha europine, ku një prej tyre është edhe Interi , i cili ka shfaqur interes për shqiptarin.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull