Ad imageAd image

Superkupa e Europës, Klopp merr vendimin për Shaqirin (Formacionet zyrtare)

1 min lexim

I gjithë kontinenti do të jetë fokusuar nga Istambuli mbrëmjen e sotme, pasi në “BJK Vodafone Arena” luhet Superkupa e Europës. 

Kampionët e UEFA Champions League, Liverpool dhe ata të Europa League, Chelsea do të zbresin në fushën e gjigantit turk, Besiktas, për të dueluar deri në djersën e fundit për “kurorën” e më të mirit të kontinentit. 

Një trofe që përveç lavdisë, do të sjellë edhe 3.5 milionë euro në arkat e dy klubeve, me fituesin që do të përfitojë edhe një bonus prej 1 milion euro.  Ndërkaq, dy teknikët, Jurgen Klopp dhe Franck Lampard, i cili edhe debuton për herë të parë në kompeticionet europiane si një trajner kanë bërë zgjedhjet për këtë finale. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Interesant është fakti se dy skuadrat do të zbresin në fushë me një taktikë 4-3-3, teksa Oxlade-Chamberlain është rikthyer me ekipin, duke marrë edhe fanellën e titullarit në dëm të Firmino. Ndërkohë, Xherdan Shaqiri do e nis nga stoli. 

Formacionet zyrtare:

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull