Ad imageAd image

Tifozët bardheblu dhurojnë spektakël, Tirana i merr pikë Kukësit

2 min lexim

Tirana ka humbur shumë nga shkëlqimi i saj. 24 herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur të fitojnë takimin e 5-të radhazi në Superiore, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në “Selman Stërmasi” ndaj Kukësit, duke lënë udhës 2 pikë të tjera.

Ashtu siç pritje, skuadrat zhvilluan një duel mjaft të luftuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq. Ishte braziliani Willian që pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua me karton të kuq nga Enea Jorgji.

Ndërkohë që rastin më të mirë për të shënuar e kishte sulmuesi i verilindorëve, Reginaldo, por goditja e tij nga 11 metra larg u prit nga Abibi. Nga ana tjetër, Tirana u ndal vetëm nga shtylla. Pas kësaj pike, Tirana mban vendin e 7-të me 10 pikë ndërsa Kukësi mbetet i treti me 20 pikë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për tu veçuar:

Takimi nisi nën një atmosferë elektrizuese, ku tifozët bardheblu, pavarësisht mungesës së grupimit “Tirona Fanatics” dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit. Fillimisht thirrje për dorëheqjen e presidentit Refik Halili, i cili sipas tyre po e shkatërron skuadrën dhe më pas një moment qesharak, ku në qendër ishte arbitri anësor.

Kur po kronometrohej minuta e 75-të e takimit, një grup tifozësh u afruan pranë hekurave të rrethimit të fushës dhe imituan lëvizjet e anësorit, duke shkaktuar të qeshura në radhët e tyre.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull