Ad imageAd image

Torino, fitore befasuese kundër Interit

2 min lexim

Torino ka arritur fitore kundër Interit sonte duke e mposhtur atë me rezultat 1-0. Kjo humbje e lë Interin në vendin e tretë më pesë pikë më pak se Napolin dhe pesë pikë më shumë se Milanon, rivalin e tyre të qytetit që gjenden në vendin e katër

Ka përfunduar ndeshja Torino-Inter, ku skuadra vendase ka arritur që të fitojë tri pikë duke e lënë Interin në vendin e tretë dhe më pesë pikë më pak se Napoli që gjendet në vendin e dytë.

Në pjesën e parë Torino luajti shumë më mirë dhe arriti që të jetë në avantazh 10 minuta pa përfunduar kjo pjesë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ishte Izzo i cili mori një top të mirë nga Ansaldi e ku do të shënonte në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Interi u përpoq por gjërat për ta vështirësohen edhe më shumë pasi që Politano përjashtohet më të kuq në minutën e 86-të.

Pas këtij përjashtimi, Interi ishin të pafuqishëm për ta barazuar rezultatin, duke humbur kështu tri pikë që do ti hynin atyre shumë në punë, qoftë për ndjekjen e Juventusit në vendin e parë, apo Napolit në vendin e dytë.

Me këtë humbje Inter vazhdon të jetë në vendin e tretë më 40 pikë. Kurse Torino kalon në vendin e 10 nga vendi i 13 më 30 pikë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull