Ad imageAd image

‘Tronditet’ Argjentina, Messi akuzohet për pastrim parash

1 min lexim

Skandalet s’paskan fund nga yjet e futbollit, pas Cristiano Ronaldos i cili akuzohet për përdhunim dhe është në një çështje gjyqësore edhe Leonel Messi është përfshirë në dosjet e veprave të paligjshme.

5-herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar në qendër të mediave në Argjentinë pasi akuzohet nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë. Prokurori Pablo Turano e akuzon yllin e Barcelonës për pastrim parash nëpërmjet fondacionit të tij që mban emrin e argjentinasit.

Në qendër të akuzave është përfshirë edhe babai i Messit Jorge Horacio, i cili po hetohet për dhurimet e parave që janë bërë në vetë fondacionin Messi nga shoqata të tjera bamirësie.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hapja e këtij hetimi nga ana e prokurorisë është iniciuar nga një bashkëpunues me fondacionin Messi i cili ka folur për manovra të çuditshme të parave të përfituara të cilat nuk janë përdorur më pas në projekte sociale siç thuhet në statutin e fondacionit.

Këto akuza janë hedhur menjëherë poshtë nga përfaqësuesi ligjor i Lionel Messit i cili ka deklaruar se denoncimi i bërë kundrejt sulmuesit të Barcelonës është i pabazë dhe nuk ka asnjë fakt që cënon emrin e 31-vjeçarit.

Ndani këtë artikull