Ad imageAd image

(U-17) Mustedanagic shpall listën për dy miqësoret me Kosovën

1 min lexim

Dzemal Mustedanagic, trajneri i Shqipëria U-17 dhe njëkohësisht drejtori teknik i ekipeve kombëtare në FSHF, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për miqësoret me Kosovën (9 dhe 11 shtator, ora 16:00, “Loro Boriçi”).

Janë 22 futbollistë, ose më saktë një miksim elementësh nga futbolli vendas dhe kampionateve europiane. Miqësoret e radhës po zhvillohen në kuadër të seleksionimit të më të mirëve, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në paraeliminatoret e Europianit, që do të zhvillohen në fund të tetorit në vendin tonë.

Shqipëria U-17 është shortuar në të njëjtin grup me Çekinë, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

- reklamë -
Ad imageAd image

miqesore e u17

Ndani këtë artikull