Ad imageAd image

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

1 min lexim

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës së Evropës kundër ekipit të Vidi FC në Budapest, të zhvilluar javën e kaluar, njoftoi organi udhëheqës i futbollit evropian.

Raportet në mediat britanike thanë se disa tifozë të Chelseat u dëgjuan duke kënduar në këngë për Barcelonën, Real Madridin dhe Tottenham Hotspurin e përcjellur me thirrje anti-semite, gjatë ndeshjes në Hungari.

Klubi tha se çdo tifoz që shpallet fajtor për racizëm do të përballet me veprimet më të fuqishme të mundshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

UEFA tha se kishte nisur një hetim kundër Chelsea-t sipas nenit 31 (4) të rregullave të tyre disiplinore, raporton Reuters.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull