Ad imageAd image

Video/ Komentatori çmendet pas golit të Lionel Messit

1 min lexim

Përpos spektaklit në fushën e blertë, ata që mundohen ta bëjnë më emocionues një 90 minutësh futbolli janë komentatorët sportiv. Një prej tyre është edhe një komentator spanjoll, i cili ka shpërthyer në delir për një gol të Lionel Messit.

Argjentinasi dhuroi spektakël në takimin e mbrëmjes së djeshme ndaj Manchester United, duke realizuar 2 nga tre golat që i dha kualifikimin për në gjysëmfinalen e Champions League.

Pas 16-të minutave lojë, Messi ka dribluar Ashley Young dhe Fred përpara se të lëshojë një goditje tipike të pakapshme për David De Gea.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të gjithë e shijuam, por mbase askush më shumë se ky komentator spanjoll. Ai çohet nga karrigia dhe për shumë sekonda bërtet “Gooool” në mikrofon me një pasion të madh.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull