Ad imageAd image

VIDEO / Shpresat nuk i shpëtojnë as shtyllat

1 min lexim

Shpresat i kanë shkuar shumë afër një rezultati të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit, pasi skuadra e Alban Bushit iu afrua barazimit ndaj Spanjës, një prej ekipeve më të forta të kontinentit.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje në mbrojtje, siç pritej, ndërsa kanë pasur dy mundësi të mira me Vrionin gjatë takimit. Por në fund ka dalë ën pah talenti spanjoll, pasi miqtë kanë goditur tre herë shtyllën derisa gjetën golin me Mir në minutën e 84 të ndeshjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull