Ad imageAd image

Xhaka fiton “betejën” me zviceranët, edhe Shaqiri…

1 min lexim

Zvicra është duke u përballur me Islandën në sfidën e parë të Ligës së Kombeve. Helvetët vijnë në këtë sfidë pas një trazire të madhe në kampin e tyre të shkaktuar që nga Kupa e Botës. Ishte Xhaka dhe Shaqiri që u kthyen në “çështje” pas festës me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë.

Kapiten i Zvicrës është graduar, Granit Xhaka, në mungesë të Stephan Lichtsteiner, por edhe pas përjashtimit të Dzemailit dhe Berhamit. Kjo është një betejë e fituar prej kosovarit, i cili ditë më parë kërkoi falje për simbolin e shqiponjës së bërë në ndeshjen me Serbinë. Ndërkohë, nuk kishte se si të mungonte në formacion Xherdan Shaqiri, i cili po kalon momente të mira pas transferimit në Angli te Liverpool.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull