Ad imageAd image

Zbulohet pesha e Balotellit, diferencë e madhe nga ajo e duhura

1 min lexim

E përditshmja franceze  “L’Equipe” në një shkrim të saj për Mario Balotelli-n, shkruan se në verë arriti që të kapte treshifrorin në peshë.

Në ditën e parë të përgatitjeve me Nice-n sulmuesi i të kaltërve bëri testet mjekësore dhe kalonte shifrën e 100 kilogramëve, pra 12kg mbi peshën e tij normale.

Që atëherë italiani ka nisur që të mbante dietë, por në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit francez, më 31 gusht kundër Lyon-it, ai peshonte 94 kilogramë. Ndërsa që gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit Zbigniew Boniek.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Do të doja të shihja një kombëtare si ajo italiania, me shumë lojtarë të fortë dhe të zotë, por pse ata nuk japin as 50-60 % të asaj që tregojnë me klubet ku aktivizohen? Dhe më pas ka lojtarë që janë 15 kilogramë mbi peshë. Është Balotelli? Nuk e di… Kam folur me Saçhi-n pas ndeshjes dhe kemi pasur të dy të njëjtin mendim se Balotelli nuk ishte i përgatitur”.

Ndani këtë artikull