Ad imageAd image

“Zgjohet” Dinamo, kryeqytetasit përgatiten me 12 lojtarë për sezonin e ri

1 min lexim

Dinamo është “zgjuar” nga gjumi dhe ka nisur të lëvizë. Skuadra kryeqytetase ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri, 2019-2020. 

Ashtu siç edhe në vitet e fundit, objektiv i bluve është ngjitja në Superligë. Në stërvitjen e parë të zhvilluar, tekniku i dinamovitëve, Igli Allmuça i ka kushtuar rëndësi përgatitjes fizike, për shkak se ekipi është pushim prej kohësh. 

Në këtë seancë, zhvilluar në Kodrat e Liqenit, të pranishëm ishin një grup i reduktuar lojtarësh, vetëm 12. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Ted Laço, Erxhan Muça, Marlind Nuriu, Rei Nuriu, Ymer Shaba, Ilir Allmuça, Invis Topalli, Rei Çeliku, Jetmir Sefa, Jurgen Vrapi, Kristi Prendi dhe Ronaldo Ndreu morën ngarkesën e duhur fizike, teksa në ditët e ardhshme pritet të afrohen të tjerë futbollistë cilësorë. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull