Ad imageAd image

ZYRTARE/ Griezmann është i Barcelonës, klauzolë 800 mln euro

1 min lexim

Tani është zyrtare. Antoine Griezmann është një futbollist i Barcelonës. Avokati I futbollistit depozitoi në selinë e Ligës së Spanjolle pagesën 120 milion euro të klauzolës që prishi kontratën me Atletico Madrid. Sulmuesi francez do të zhvillojë testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën e re që e lidh me klubin katalunjas deri në vitin 2024. 

Nuk bëhet e ditur se sa do të fitojë futbollisti, por që tani kampionët e Spanjës kanë vendosur një klauzolë të çmendur 800 milion euro. Në historinë e saj, kjo është hera e katërt që Barcelona paguan klauzolën e një futbollisti. Më parë kishte bërë të njëjtën gjë për të transferuar në “Camp Nou”, lojtarë si Rivaldo, Keita dhe Lenglet.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull