brukseli Archives - 55 News https://55news.al/tag/brukseli/ Sat, 06 Jun 2020 17:31:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png brukseli Archives - 55 News https://55news.al/tag/brukseli/ 32 32 Vasili: Të gjithë në Bruksel e dinë kush e donte dhe jo reformën zgjedhore https://55news.al/politike/vasili-te-gjithe-ne-bruksel-e-dine-kush-e-donte-dhe-jo-reformen-zgjedhore/ Sat, 06 Jun 2020 17:31:54 +0000 https://new.55news.al/?p=163930 Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka thënë se raportet PD- LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë. Kësaj radhe për Vasilin opozita ka qenë një ‘’Dream Team’’ teksa zbulon se ka pasur telefonata  intensive gjatë kësaj kohe me Bashën dhe […]

The post Vasili: Të gjithë në Bruksel e dinë kush e donte dhe jo reformën zgjedhore appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka thënë se raportet PD- LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë.

Kësaj radhe për Vasilin opozita ka qenë një ‘’Dream Team’’ teksa zbulon se ka pasur telefonata  intensive gjatë kësaj kohe me Bashën dhe Kryemadhin.

Vasili tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me Ilir Metën gjatë kohës së Reformës Zgjedhore.

”Zero kontakte me Ilir Metën. Me Bashën dhe Kryemadhin kam pasur kontakte intensive. Në Bruksel dhe kudo e kanë shumë të qartë se kush ishte i bindur për të mbyllur reformën dhe jo, kush ishte i gëzuar që kjo po ndodhte dhe kush jo, si dhe pretendimet e opozitës.

Nuk ka pasur ndonjëherë ditë të këqija, por ditë më të mira se sot nuk ka pasur. Perfekt Kryemadhi- Basha. Me të gjithë liderat e opozitës, ka funksionuar si kurrë më parë si skuadër, ku më së mirë të gjithë kanë luajtur rolin e tyre. Opozita funksionoi si Dream- Team.”- tha Vasili.

The post Vasili: Të gjithë në Bruksel e dinë kush e donte dhe jo reformën zgjedhore appeared first on 55 News.

]]>
Andej fanfarë, përtej deklarata https://55news.al/opinion/andej-fanfare-pertej-deklarata/ Tue, 12 May 2020 11:35:33 +0000 https://new.55news.al/?p=160496 Nga Qemal SAKAJEVA Andej, jo aq larg në lindje te shtetit të Kosovës, në kufijtë më perëndimorë të Rusisë, të zhvendosura aty qysh në fillim të vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë, përcillen vetëm fanfarë lajmesh. I pari ishte pushtimi sa hap e mbyll sytë në shkurt. Më 16 mars u shpall deklarata e pavarësisë. […]

The post Andej fanfarë, përtej deklarata appeared first on 55 News.

]]>
Nga Qemal SAKAJEVA

Andej, jo aq larg në lindje te shtetit të Kosovës, në kufijtë më perëndimorë të Rusisë, të zhvendosura aty qysh në fillim të vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë, përcillen vetëm fanfarë lajmesh. I pari ishte pushtimi sa hap e mbyll sytë në shkurt. Më 16 mars u shpall deklarata e pavarësisë. Pasoi me Krimenë si republikë ruse. Në korrik 2015, kryeministri Dmitri Medvedev deklaroi se Krimea është plotësisht e integruar me Rusinë. Presidenti Vladimir Putin, në revansh edhe ndaj Perëndimit, u sforcua  të ndërtonte një krahasim me Kosovën. Më vonë pasuan njoftime të tjera: duke qenë se Krimea ka lidhje tokësore vetëm me Ukrainën, Rusia nxitoi të ndërtonte urën detare 19 km në Ngushticën e Kerçit, më e gjata në Europë, që lidhi gadishullin me territorin rus. Në përurimin e saj mori pjesë vetë Putin i ulur në timonin e një kamioni të rëndë. U përurua dhe lidhja hekurudhore Shën Peterburg – Simfiropol 2741 km e gjatë, që kalon në të njëjtën urë dhe Putin qëndronte në lokomotivë në krah të makinistit. Dhe për të mos numëruar më shumë , më i fundit ishte përkujtimi i Ditës së Fitores më 9 maj edhe në Sevastopol. Të gjitha këto në 6 vjet.

Kurse përtej shtetit të Kosovës deri në perëndimin e largët, edhe 21 vjet pas luftës për çlirim nga pushtuesi serb, edhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ka maratonë mbledhjesh e dialogu pa mbërritur në cak për shkak të Beogradit. Kjo vërteton të drejtën madhështore të Kosovës së vogë për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Vetëm gjatë një jave – pa numëruar mbledhjet e panumërta çdo tre muaj në Këshillin e Sigurimit të OKB në kaq shumë vite (!) – domethënë që para Samitit Zagreb 2020 (më 6 maj) dhe tri ditë më pas, zhurma e deklarimeve për ndarjen ose jo të territorit të Kosovës ishte e pafre, që e trazon jetën dhe qetësinë e një populli në lirinë e vetë.

I pari ndër ta ishte Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE, i cili pa u drojtur i të qënit spanjoll – sepse  ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës – nuk u vonua në detyrën shumë të rëndësishme në Bruksel  e të miratonte  shkëmbimin e territoreve nëse duan palët sepse “nuk jeni më katolik se Papa”. Borrell nuk e cilësoi se kush është Papë në  Kosovë, ndërsa populli atje e di veten jo si Papë, por Zot.  Kur e thotë ky personalitet i lartë i BE, të lind mendimi: ky ka harruar se çfarë ndodhi në këtë tokë më 1999!

Pastaj pasoi një tjetër nga BE, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi. Ai i mëshoi nisjes së bisedimeve Serbi – Kosovë dhe se marrëveshja nuk duhet të rrezikojë vende të tjera, por  lehtësisht tha se ”… shkëbimi i territoreve nuk është një çështje apo një çështje e dorës së  dytë”. Po si nuk qënka çështje apo është diçka e dorës së dytë  për popullin e Kosovës ndarja e saj?! Nëse përcaktohet një protokoll, atëhere radha vjen kësisoj: sovraniteti i territorit dhe pasurive natyrore janë çështja më jetike; pason demokracia si domosdoshmëri; zhvillimi ekonomik është mirëqënie e vendit; në fund fare vjen nëse Serbia e njeh pavarësinë, sepse ajo nuk kërkon falje për krimet,  ndërsa Kosova rron në hisen e vetë të diellit.

Foli nëpërmjet një video për televizionin Pink dhe ideatori i ndarjes, presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili me çfarë tha, të lë gojëhapur: “Kosova do të jetë e pavarur në të gjithë territorin e saj dhe kjo nuk është për fajin e Presidentit”. Ky sikur vjen nga tjetër planet, sepse nuk e di që Kosova është pavarësuar më 17 shkurt 2008. Ajo është dhe mbetet e pavarur.

Nuk mungoi as ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, i cili tha për gazetën Politika se “Ideja aktuale për ndarjen e Kosovës” mund të vlerësohet e vendoset nga Beogradi dhe Prishtina. Rusia me disa pushtime rreth e rrotull vetes, qënka për ndarje, sepse Serbia është për ndarje.

Prej përtej oqeanit Atlantik, e ngriti zërin ish-Sekretarja e Departmentit të Shtetit të SHBA,  Madlein Albright, gjatë një dikutimi në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme, kryesuar nga Eliot Engel. Albrigt tha: “Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiç dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim genocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”.

Dhe për në fund: nuk është aspak e habitshme, që pasi Josep Borrell foli për territore e Papë, dhe në Kosovë reaguan disa zëra të rëndësishëm, madje dhe kryetari i LDK Isa Mustafa, heshti vetëm presidenti Hashim Thaçi! Apo edhe më keq, foli kështu: “Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e atij apo këtij zyrtari”. Ndoshta nuk pati guxim të mbronte idenë e vetë për korrigjimin e kufirit, por heshtja është miratim, çka do të thotë se ai s’ka pasur dhe s’ka shprehur pendim për aq shumë fjalime këmbëngulëse për shkëmbimin e territoreve. Në tulatje për një kohë të gjatë nga “jo-ja gjermane”, ndoshta ndjek me dëshirë ngadhnjimtari përpjekjet për ta nxjerrë korrigjimin e kufirit nga sirtari mbi tavolinë.

Rusia e fortë ka mundur ta heshtë Perëndimin për aneksimin e Krimesë.

Kosova e vogël duhet të dëgjojë deklarata,  të pafundme  në numër dhe në kohë, gjithashtu dhe të rezistojë përsëri si dikur ndaj regjimit serb, për të mbijetuar  atdheun nga një luftë ndryshe në kohë paqe të vështirë.

The post Andej fanfarë, përtej deklarata appeared first on 55 News.

]]>
“Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë https://55news.al/politike/jemi-kunder-regjimit-iranian-rama-konference-me-stoltenberg-te-perkushtuar-ne-zgjidhjen-e-konfliktit-ne-ukraine/ Wed, 29 Jan 2020 14:24:21 +0000 https://new.55news.al/?p=141794 Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama njëherësh kryetar i misionit të OSBE-së, shfei i Natos, Jens Stoltenberg ka deklaruar se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten një sfidë më vete dhe e rëndësishme në punën një vjeçare të Shqpërisë si kryesuese e organizatës së rëndësishme. Ai ka folur gjatë një […]

The post “Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama njëherësh kryetar i misionit të OSBE-së, shfei i Natos, Jens Stoltenberg ka deklaruar se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten një sfidë më vete dhe e rëndësishme në punën një vjeçare të Shqpërisë si kryesuese e organizatës së rëndësishme.

Ai ka folur gjatë një konference për mediat me Ramën edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kërcënimet e Iranit, apo projektet e përbashkëta të Natos me Shqipërinë si vend anëtar i Aleancës Euro-Atlantike në kuadër të sigurisë.

“Mbështes këtë zhvilliim i cili është i mirëpritur në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, janë një hap i rëndësishëm në zhvillimin rajonal. Do të vijomë të punojmë dhe e konsiderojmë një arritje marrjen e kryesimit të OSBE”, tha Rama nga ana e tij

Cila do të jetë përparësia e punës suaj për sigurinë në zona si Ukraina? Ishte një nga pyetjet e adresuara nga gazetarët shefit të NATO-s të cilës ai iu përgjigj:

Ne e vlerësojmë shumë që kryeministri Ram është është këtu. Reflekton rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe OSBE-së. Mbështesim misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme që moniterusesit të operojnë lirisht dhe të kenë akses. Ne mbështesim kryeministrin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitën e OSBE-së dhe rolit të saj në Ukrainë. Duke qenë në këto momente dhe hapa që janë marrë edhe falë Macron e Merkel përmes formatit të Normandisë, na duhet që të kemi edhe më tepër hapa pozitiv drejt zgjidhjes së konfliktit. Natyrisht është situatë e brishtë por ne duhet të mendojmë se si të kemi masa ta forcojmë monitorimin por edhe duke i ndihmuar dhe nxitur bashkëpunimet”, tha Stoltenberg.

Ka pasur fërkime mes Tiranës dhe Teheranit. A paraqet kjo rrezik për shtim të tensioneve?, u pyet kryeministri Rama, për të cilën dha këtë përgjigje:

“Shqipëria ka strehuar disa mijëra njerëz jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi Iranian. Është pjesë e traditës sonë. E dimë fort mirë se për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë holokaustit. Ishte gjithashtu edhe një deklarim kundër regjimit. Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë ndaj një regjimi që kërcënon jetën e njerëzve. Do të vijojmë të qëndrojmë fort, nuk jemi vetëm, jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky operacion është bërë bashkë me aleatët”, tha Rama..

Ndërkohë shefi i Natos foli edhe për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në integrimin e saj në strukturat e NATO-s si dhe çështje të tjera që janë të hapura në Rajon.

“Shpresoj dhe jam i sigurt që Maqedonia do të bëhet pjesë me të drejta të plota e NATO-s, por natyrisht duhet të plotësohen ato çfarë janë kërkuar. Ka qenë proces historitik, Shqipëria është anëtarësuar në 2009, është mirë edhe për atë edhe për Naton. Ne jemi duke bashkëpunuar në ndërtimin e një baze ajrore të modernizuar të Natos në Kuçovë, ne e mbështesim fort edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimin e tij si e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë dhe të qëndrueshme”.

The post “Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë appeared first on 55 News.

]]>
Alarmi/ Tetë vende të BE mblidhen në Bruksel për mafian shqiptare https://55news.al/politike/alarmi-tete-vende-te-be-mblidhen-ne-bruksel-per-mafian-shqiptare/ Sun, 08 Dec 2019 08:08:49 +0000 https://new.55news.al/?p=133411 “Mafia shqiptare, gjithnjë e më e fuqishme: “shqiptarët janë viktima e parë”, ky është titulli i një pjesë të mediave belge që i referohen një takimi tetë vendeve të BE dhe Australisë që kanë nisur takimet për të diskutuar alternativat për të luftuar këtë mafia. Belgjika dhe ekspertët e saj mirëpritën të premten partnerët e […]

The post Alarmi/ Tetë vende të BE mblidhen në Bruksel për mafian shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
“Mafia shqiptare, gjithnjë e më e fuqishme: “shqiptarët janë viktima e parë”, ky është titulli i një pjesë të mediave belge që i referohen një takimi tetë vendeve të BE dhe Australisë që kanë nisur takimet për të diskutuar alternativat për të luftuar këtë mafia.

Belgjika dhe ekspertët e saj mirëpritën të premten partnerët e saj për t’u përballur më mirë me kërcënimin e paraqitur nga këto klane shqiptare.

“E dini serialin e filmit Taken, të filluar në vitin 2008, në lidhje me praktikat e mafies shqiptare? Epo ky është një realitet në masë të madhe”, thotë François Farcy, Drejtor Gjyqësor i Policisë Gjyqësore Federale (PJF) të Mons-Tournai, një ekspert i mafies shqiptare.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore Belgjike mirëpriti specialistë nga Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia për një takim kushtuar mafies shqiptare.

The post Alarmi/ Tetë vende të BE mblidhen në Bruksel për mafian shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Integrimi/ Parlamenti Evropian voton sot rezolutën e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut https://55news.al/politike/integrimi-parlamenti-evropian-voton-sot-rezoluten-e-jashtezakonshme-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut/ Wed, 23 Oct 2019 10:08:53 +0000 https://new.55news.al/?p=124776 llokimi i negociatave të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë temë diskutimi ditën e sotme në Parlamentin Evropian. Në seancën e sotme plenare, PE pritet të votojë një rezolutë të jashtëzakonshme, me të cilën do të kërkojë sërish hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike. Në rezolutën, që pritet të votohet […]

The post Integrimi/ Parlamenti Evropian voton sot rezolutën e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut appeared first on 55 News.

]]>
llokimi i negociatave të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë temë diskutimi ditën e sotme në Parlamentin Evropian. Në seancën e sotme plenare, PE pritet të votojë një rezolutë të jashtëzakonshme, me të cilën do të kërkojë sërish hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike.

Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesinga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin

Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Debati në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nisë pas orës 15:00.

  • foto galeri

The post Integrimi/ Parlamenti Evropian voton sot rezolutën e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut appeared first on 55 News.

]]>
Krerët e vendeve të BE-së nisin sot samitin në Bruksel https://55news.al/politike/kreret-e-vendeve-te-be-se-nisin-sot-samitin-ne-bruksel/ Thu, 17 Oct 2019 06:31:57 +0000 https://new.55news.al/?p=123583 Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel. Në takimin e krerëve të vendeve të BE-së nuk […]

The post Krerët e vendeve të BE-së nisin sot samitin në Bruksel appeared first on 55 News.

]]>
Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

Në takimin e krerëve të vendeve të BE-së nuk do të prezantohen dokumentet ligjore për Brexit, ndonëse negociatorët britanikë dhe ata evropianë kanë arritur një marrëveshje për largim, duke ndaluar regjimet tatimore në vlerën e shtuar më 16 tetor.

Një marrëveshje eventuale mes këtyre dy palëve duhet të miratohet dhe nga legjislaturat e Britanisë dhe bllokut evropian

Përgjigjja e Bashkimit Evropian për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, do të jetë po ashtu temë e diskutimit, pasi BE-ja ka marrë një hap simbolik duke kufizuar dërgimin e armëve në Turqi, teksa ka lënë si mundësi vënien e embargos për dërgimin e armëve në Turqi.

Sipas një marrëveshjeje të arritur më 2016, Turqia është pajtuar që të frenojë valën e migrantëve si pasojë e konfliktit në Siri dhe ka strehuar rreth 3.6 milionë persona në territorin e vet.

Buxheti do të jetë temë tjetër, sidomos ai i periudhës 2021-2027.

Nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit.

Bashkimi Evropian pritet të diskutojë edhe për reformim të procesit të zgjerimit.

Këtë javë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë dhënë datat për nisje të negociatave për anëtarësim në BE.

Përveç tjerash, kësaj here në samit do të diskutohet edhe për ndryshimet klimatike./Rel

The post Krerët e vendeve të BE-së nisin sot samitin në Bruksel appeared first on 55 News.

]]>
Shtyhet data e marrjes së funksioneve nga Këshilli Evropian https://55news.al/globi/shtyhet-data-e-marrjes-se-funksioneve-nga-keshilli-evropian/ Sun, 13 Oct 2019 06:46:06 +0000 https://new.55news.al/?p=122739 Presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli theksoi sot se do të ishte e pamundur për Komisionin e ri të Brukselit të marrë funksionet më 1 nëntor dhe se e gjitha kjo do të shtyhet më 1 dhjetor. “Parlamenti është angazhuar në një mekanizëm transparent. Tashmë tre komisionerët e tjerë do të propozohen nga Rumania, […]

The post Shtyhet data e marrjes së funksioneve nga Këshilli Evropian appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli theksoi sot se do të ishte e pamundur për Komisionin e ri të Brukselit të marrë funksionet më 1 nëntor dhe se e gjitha kjo do të shtyhet më 1 dhjetor.

“Parlamenti është angazhuar në një mekanizëm transparent. Tashmë tre komisionerët e tjerë do të propozohen nga Rumania, Hungaria dhe Franca dhe ne do të fillojmë në Parlament shqyrtimin e kandidaturave të tyre”, theksoi ai, cituar nga agjencitë italiane të informacionit, gjatë një takimi në Cernobbio, në veri të Italisë.

“Mendoj se nuk do të jetë e mundur të respektojmë datën 1 nëntor dhe do të vendosim atë të 1 dhjetorit”, shtoi ai.

Votimi për konfirmimin e Parlamenti Europian për gjithë e ekipin e përbërë nga gjermania, Ursula von der Leyen do të zhvillohet, sipas kalendarit të parashikuar, më 23 tetor gjatë një seance plenare në Strasbourg.

Tre emra janë refuzuar gjatë kësaj kohe nga komisionet e Parlamenti Europian gjatë procedurës së vlerësimit.

The post Shtyhet data e marrjes së funksioneve nga Këshilli Evropian appeared first on 55 News.

]]>
Genc Pollo shigjeton zyrtarët europianë në Tiranë e Bruksel: Panë tjetërkund kur vendi kishte probleme https://55news.al/politike/genc-pollo-shigjeton-zyrtaret-europiane-ne-tirane-e-bruksel-pane-tjeterkund-kur-vendi-kishte-probleme/ Fri, 10 May 2019 14:25:04 +0000 https://new.55news.al/?p=99140 I ftuar në Syri.net, ish-deputeti i PD-së genc Pollo ka komentuar aktualitetin politik në vend. Ai ftoi PS-në të shkojë në zgjedhje të lira e të ndershme e të provojë nëse vëretë ka mazhorancën “Nëse PS rilindiste pretendon se kanë mazhorancën atëherë me zgjedhje të lira dhe të ndershme le ta provojnë sërish atë”, tha […]

The post Genc Pollo shigjeton zyrtarët europianë në Tiranë e Bruksel: Panë tjetërkund kur vendi kishte probleme appeared first on 55 News.

]]>
I ftuar në Syri.net, ish-deputeti i PD-së genc Pollo ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Ai ftoi PS-në të shkojë në zgjedhje të lira e të ndershme e të provojë nëse vëretë ka mazhorancën

“Nëse PS rilindiste pretendon se kanë mazhorancën atëherë me zgjedhje të lira dhe të ndershme le ta provojnë sërish atë”, tha Genc Pollo.

Një ditë më parë n/kryetari i CDU/CSU Wadephool u shpreh i gatshëm të negociojë mes palëve, por sipas Pollos, me Ramën kryeministër nuk ka negociata dhe zgjedhje të lira.

“Me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje. PS ka faktorin e vetë në elektorat dhe duhet respektuar për atë që është. Për të negociuar me ta për qeverinë provizore. Pushteti që manipulon zgjedhjet nuk vjen nga një parti. Këtë nuk e thotë opozita por hetimi penal. Edhe më skeptikët e kanë kuptuar këtë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Më tej, Pollo nuk kurseu as kritikat ndaj disa zyrtarëve evropianë në Tiranë e Bruksel, të cilat sipas tij kanë mbyllur sytë përballë problemeve reale të vendit.

“Disa zyrtarë në Tiranë kanë parë tjetërkund kur vendi kishte probleme dhe mund të ndikonin në zgjidhjen e krizës.  Federica Mogherini jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë ka një qasje që nuk ndihmon. Duhet të ishin më të qartë që me problemin e kanabisit. Në tërësi, dëshira ka qenë që Shqipëria të shkojë drejt BE-së. Kemi patur një eurodeputet, i cili pas skandalit të teatrit, Astirit erdhi e tha ka progres në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Pollo.

The post Genc Pollo shigjeton zyrtarët europianë në Tiranë e Bruksel: Panë tjetërkund kur vendi kishte probleme appeared first on 55 News.

]]>
Pas kthimit nga Brukseli, Nard Ndoka djeg menjëherë mandatin https://55news.al/politike/pas-kthimit-nga-brukseli-nard-ndoka-djeg-menjehere-mandatin/ Fri, 01 Mar 2019 18:00:23 +0000 https://new.55news.al/?p=88141 Duke qenë se gjatë ditëve që opozita ndërmori hapin radikal për të dorëzuar në bllok mandatet, deputeti Nard Ndoka gjendej në Bruksel me punë zyrtare, spekulimet për një hyrje të mundshme të tij në parlament kanë qenë të shumta. Por kreu i PDK, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e sotme, i është bashkuar vendimit […]

The post Pas kthimit nga Brukseli, Nard Ndoka djeg menjëherë mandatin appeared first on 55 News.

]]>
Duke qenë se gjatë ditëve që opozita ndërmori hapin radikal për të dorëzuar në bllok mandatet, deputeti Nard Ndoka gjendej në Bruksel me punë zyrtare, spekulimet për një hyrje të mundshme të tij në parlament kanë qenë të shumta.

Por kreu i PDK, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e sotme, i është bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Burime pranë kreut të PDK-së e konfirmojnë këtë fakt dhe shtojnë se Ndoka nga Rinasi është paraqitur mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe ka firmosur aty sipas procedurës, lënien e mandatit të tij duke shuar kështu edhe shpresat dhe spekulimet nga zëra të Rilndjes.

 

The post Pas kthimit nga Brukseli, Nard Ndoka djeg menjëherë mandatin appeared first on 55 News.

]]>
“Brexit”: Brukseli drejt publikimit të planit që do zbatohet nëse Britania del pa marrëveshje nga BE https://55news.al/aktualitet/brexit-brukseli-drejt-publikimit-te-planit-qe-do-zbatohet-nese-britania-del-pa-marreveshje-nga-be/ Wed, 19 Dec 2018 13:21:11 +0000 https://new.55news.al/?p=75111 Komisioni Europian do të publikojë planin e saj që synon zbutjen e efekteve që mund të sjellë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Propozimet janë hartuar me synim kufizimin e pasojave negative në disa fusha të rëndësishme si financat e transporti. Sikurse ka paralajmëruar kryeministrja Theresa May, të dy palët janë duke […]

The post “Brexit”: Brukseli drejt publikimit të planit që do zbatohet nëse Britania del pa marrëveshje nga BE appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Europian do të publikojë planin e saj që synon zbutjen e efekteve që mund të sjellë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Propozimet janë hartuar me synim kufizimin e pasojave negative në disa fusha të rëndësishme si financat e transporti.

Sikurse ka paralajmëruar kryeministrja Theresa May, të dy palët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq. Britania ka ndarë 2 miliardë stërlina për departamentet qeveritare.

Çfarë përmban plani i BE-së

Plani i Komisioni Europian pritet të përmbajë 14 propozime që synojnë të garantojnë vazhdimësinë. Masat adresojnë 8 sektorë e trajtojnë çështje si transporti rrugor e doganat, si dhe mënyrën sesi do të veprohet me fluturimet ajrore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Këto fusha gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e të dhënave, shëndetin e kafshëve dhe bimët, politikën e klimës, produktet kryesore financiare dhe të drejtat e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në Bashkimin Europian.

Me apo pa marrëveshje – si po përgatiten vendet e BE-së?

Brukseli thotë se rregullimet do të jenë të kufizuara rreptësisht në kohë e do të zgjasin vetëm pak muaj për t’u mbyllur më pas pa ndonjë konsultim me Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, këto rregulla nuk janë në favor të Mbretërisë së Bashkuar dhe synojnë të mbrojnë vendet anëtare të BE-së nga pasojat katastrofike që mund të ketë nëse BREXIT realizohet pa një marrëveshje.

Çfarë është duke bërë Britania e Madhe?

Nga ana tjetër edhe Britania po merr masat e saj për një skenar që parashikon daljen nga unioni pa një marrëveshje. Qeveria ka dërguar letra për 140,000 kompani duke u bërë thirrje që të marrin masa paraprake ndërsa 3,500 trupa do të vihen në gatishmëri për të ruajtur shërbimet bazë. Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars.

The post “Brexit”: Brukseli drejt publikimit të planit që do zbatohet nëse Britania del pa marrëveshje nga BE appeared first on 55 News.

]]>