bullgari Archives - 55 News https://55news.al/tag/bullgari/ Thu, 05 Mar 2020 17:40:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bullgari Archives - 55 News https://55news.al/tag/bullgari/ 32 32 Meta pas takimit me Radev: Bullgaria mbështetje konstante për integrimin, forcojmë marrëdhëniet https://55news.al/politike/meta-pas-takimit-me-radev-bullgaria-mbeshtetje-konstante-per-integrimin-forcojme-marredheniet/ Thu, 05 Mar 2020 17:40:47 +0000 https://new.55news.al/?p=148649 Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka shprehur lumturi për takimin me homologun bullgar Rumen Radev. Ai thotë se është i nderuar që me një vend si Bullgaria, me të cilin Shqipëria ka lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, të forcojë më tej marrëdhëniet. Meta tha po ashtu se e […]

The post Meta pas takimit me Radev: Bullgaria mbështetje konstante për integrimin, forcojmë marrëdhëniet appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka shprehur lumturi për takimin me homologun bullgar Rumen Radev. Ai thotë se është i nderuar që me një vend si Bullgaria, me të cilin Shqipëria ka lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, të forcojë më tej marrëdhëniet.

Meta tha po ashtu se e ka falënderuar Radev për mbështetjen konstante të Bullgarisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

STATUSI I PLOTE
I lumtur dhe i nderuar të prisja sot në Tiranë, Presidentin e Bullgarisë mike, Sh.T.Z Rumen Radev.
Shqipëria dhe Bullgaria kanë lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe marrëdhënie tradicionale miqësore. Mbështetur në këtë miqësi, si dhe në vizionin e përbashkët euro-atlantik, marrëdhëniet tona duhet të forcohen më tej, në dobi të dy vendeve e popujve tanë, por edhe në funksion të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.

E falenderova Presidentin Radev për mbështetjen konstante të Bullgarisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht për çeljen e negociatave të antarësimit me BE-në.

Bullgaria është një avokate shumë e mirë e integrimit në BE të të gjithë vendeve të rajonit tonë.

The post Meta pas takimit me Radev: Bullgaria mbështetje konstante për integrimin, forcojmë marrëdhëniet appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Papa mbërrin në Bullgari, nesër ka një plan të veçantë https://55news.al/politike/video-papa-mberrin-ne-bullgari-neser-ka-nje-plan-te-vecante/ Sun, 05 May 2019 12:42:05 +0000 https://new.55news.al/?p=98342 Vizita në kampin e refugjatëve në Sofje do të jetë çasti më domethënës i shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Bullgari, në datat 5 e 6 maj, njoftoi sot Vatikani. Papa, u nis nga Roma sot, 5 maj e shkeli në trojet bullgare në orën 09.50 (08.50 me orën e Romës). Pas ceremonisë së mirëseardhjes […]

The post VIDEO/ Papa mbërrin në Bullgari, nesër ka një plan të veçantë appeared first on 55 News.

]]>
Vizita në kampin e refugjatëve në Sofje do të jetë çasti më domethënës i shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Bullgari, në datat 5 e 6 maj, njoftoi sot Vatikani.

Papa, u nis nga Roma sot, 5 maj e shkeli në trojet bullgare në orën 09.50 (08.50 me orën e Romës). Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe vizitës së mirësjelljes Presidentit, Françesku takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në Sheshin  Atanas Burov. Pastaj, vizita tek Patriku i Sinodit të Shenjtë, pasuar nga lutja private para fronit të Shenjtorëve Çirili e Metodi, në katedralen patriarkale.

Brenda Kishës, Papa do t’ia drejtojë 12 herë Virgjërës Mari lutjen e Mbretëreshës Qiellore, ndërsa pasdite do të kremtojë Meshën Shenjte në Sheshin Knyaz Alexander I.

Lutja për paqen dhe vizita në Rakovsky

Të hënën, 6 maj, Papa Françesku do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje, për të shkuar, më pas në Rakovsky, qendër kryesore e katolikëve në Bullgari. Atje do të kremtojë Meshën Shenjte me kungimet e para, në Kishën e Zemrës së Krishtit, do të drekojë me ipeshkvijtë bullgarë, në kuvendin e Motrave françeskane dhe do të takohet me bashkësinë katolike në Kishën e Shën Mëhillit Kryeengjëll.

Në orën 17.15 me orën vendase, do të rikthehet në Sofje, ku do të lutet për paqen, së bashku me përfaqësuesit e konfesioneve të ndryshme fetare bullgare, në Sheshin Nezavisimost.

TAKIMET

Papa përshëndeti, në Sheshin Burov të Sofjes, autoritetet civile e fetare të Bullgarisë,vend-urë ndërmjet lindjes dhe perëndimit të Evropës, me pakësim të popullsisë e flukse të dendura emigrantësh.

“Bullgaria është vend takimi ndërmjet një mori kulturash e qytetërimesh, urë ndërmjet Evropë së lindjes e asaj të jugut, portë e hapur për lindjen e afërme. Tokë me rrënjë të lashta të krishtera, që favorizojnë  takimin  si me fetë, ashtu edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Këtu larmia, duke respektuar tiparet e veçanta të secilit, shikohet si pasuri e jo si shkak kundërvëniesh”. Me këto fjalë iu drejtua Papa Françesku autoriteteve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik të Bullgarisë, në fjalimin e parë  të shtegtimit të tij në vend.

Dimri demografik i Evropës

Takimi i parë u mbajt në Sheshin e Sofjes, kushtuar politikanit opozitar Atanas Burlov i cili – kujtoi Papa – u persekutua nga një regjim, që nuk mund ta duronte lirinë e mendimit. Tridhjetë vjet pas përfundimit të sundimit komunist, Françesku preku nervat e situatës në vend. Nga njëra anë, emigracioni, që vitet e fundit i detyroi më se dy milionë bullgarë të kërkojnë strehë gjetiu; nga ana tjetër, pakësimi i ndjeshëm i lindjeve, për shak “të dimrit demografik”, perde akulli e rënë mbi gjithë Evropën, si pasojë e humbjes së besimit në të ardhmen.

Mikpritja e migrantëve dhe mbështetja e të rinjve

Veç kësaj – kujtoi Papa – Bullgarisë i duhet të ballafaqohet me fenomenin e atyre, që kërkojnë të hyjnë brenda kufijve të saj, për të ikur nga luftërat, konfliktet e mjerimi, në përpjekjen për të arritur në vendet më të pasura të Kontinentit evropian. Papa i bëri thirrje presidentit për t’i mikpritur këta njerëz e për t’i ndihmuar posaçërisht të rinjtë:

“E njoh angazhimin e qeveritarëve të këtij vendi të cilët, prej vitesh, përpiqen t’u krijojë, posaçërisht të rinjve, kushtet e nevojshme, që të mos detyrohen të emigrojnë. Dëshiroj t’i inkurajoj të ecin në këtë rrugë, që të rinjtë të mund t’i investojnë energjitë e tyre të freskëta e ta programojnë ardhmërinë e tyre personale e familjare, duke i gjetur në atdhe kushtet e nevojshme për një jetë të denjë! E edhe të mos ua mbyllin portat, atyre që trokasin në to”.

Fetë, së bashku për respektimin e njeriut

Papa përshëndeti edhe Patrikun bullgar Neofit, të gjithë besimtarët e Kishës ortodokse bullgare, e edhe të asaj katolike të cilët – kujtoi – vij t’i përforcoj në fe e t’i inkurajoj në udhën e përditshme të jetës e të dëshmisë së krishterë. Duke u ndaluar tek dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, nënshkruar në Abu Dabi, shkurtin e kaluar, Papa u kujtoi më pas, anëtarëve bashkësisë hebraike e asaj islamike, t’i mbrojnë vlerat e paqes:

“Të përfitojmë nga mikpritja, ofruar nga populli bullgar, që çdo fe, e thirrur për të promovuar paqen e harmoninë, të ndihmojë për zhvillimin e një kulture e të një ambienti plot respekt për njeriun e dinjitetin e tij, duke krijuar, kështu, lidhje jetike ndërmjet qytetërimeve, ndjeshmërive e traditave të ndryshme e duke e refuzuar çdo tip dhune. Kështu  do të pësojnë disfatë të pashmangshme të gjithë ata, që kërkojnë, me çdo mjet, ta manipulojnë e ta instrumentalizojnë fenë”.

Papa Françesku kujtoi, më pas, edhe vizitën e Gjon Palit II, në vitin 2002  si dhe praninë, në Sofje, për gati dhjetë vjet, të Angelo Roncalli-t- Papës së ardhshëm Gjoni XXIII.

Nuk mungoi, natyrisht, edhe kujtimi i Shenjtorëve Çirili e Metodi, që ungjillëzuan popujt sllavë, luajtën një rol të dorës së parë në zhvillimin e gjuhës e të kulturës së tyre e, sidomos, sollën fryte të begata të dëshmisë dhe shenjtërisë  së krishterë:

“Bekuar qofshin Shenjtorët Çirili e Metodi, bashkëpajtorë të Evropës, që me lutjet, gjeninë dhe përpjekjet e tyre apostolike, ishin, dhe mbeten, edhe pas një mijë vjetësh, frymëzues të dialogut të frytshën, të harmonisë e të takimit ndërmjet Kishave, shteteve e popujve”.  

Bekimi i Papës

Në përfundim të takimit, bekimi: “Zoti e bekoftë Bullgarinë, e ruajtë paqësore e mikpritëse, i dhashtë begati e lumturi. Bëftë që kjo tokë, e kufizuar nga lumi i madh i Danubit dhe nga brigjet e Detit të Zi, e bërë pjellore përmes punës së përvuajtur të breznive, e hapur për shkëmbimet kulturore e tregtare, e integruar në Bashkimin Evropian e me lidhje të shëndosha me Rusinë e Turqinë, t’u ofrojë bijve të saj një ardhmëri plot me shpresë!”.

The post VIDEO/ Papa mbërrin në Bullgari, nesër ka një plan të veçantë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe Bullgaria në protesta kundër çmimit të lartë të karburantit https://55news.al/globi/edhe-bullgaria-ne-protesta-kunder-cmimit-te-larte-te-karburantit/ Mon, 19 Nov 2018 07:49:39 +0000 https://new.55news.al/?p=68351 Qytetarët në Bullgari kanë dalë në protesta për rritjen e kosotos së jetesës duke përfshirë çmimin e lartë të karburantit. Protestuesit dolën në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shkruan The Sofia Globe. Në disa qytete të Bullgarisë shoferët bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa u bllokuan edhe disa pika kufitare. Në kryeqytet, edhe […]

The post Edhe Bullgaria në protesta kundër çmimit të lartë të karburantit appeared first on 55 News.

]]>
Qytetarët në Bullgari kanë dalë në protesta për rritjen e kosotos së jetesës duke përfshirë çmimin e lartë të karburantit. Protestuesit dolën në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shkruan The Sofia Globe.

Në disa qytete të Bullgarisë shoferët bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa u bllokuan edhe disa pika kufitare.

Në kryeqytet, edhe pse një mot me shi protestuesit bënë një marshim paqësor nga Parlamenti në ndërtesën e kabinetit qeveritar. Gjatë rrugës, pati edhe bllokim të trafikut.

Një protestë kombëtare është planifikuar sërish sot në Sofje. Organizatori i protestave është Aleksandër Stamboliiski, i cili ka qenë i shquar në protestat kundër “çmimit të lartë të karburantit” që kanë shkaktuar trazira në pjesë të ndryshme të vendit gjatë javës së kaluar .

Prej tre ditësh edhe Franca proteston kundër rritjes së çmimit të karburantit.

The post Edhe Bullgaria në protesta kundër çmimit të lartë të karburantit appeared first on 55 News.

]]>
Jep dorëheqjen pas një skandali zëvendëskryeministri Simeonov https://55news.al/politike/jep-doreheqjen-pas-nje-skandali-zevendeskryeministri-simeonov/ Sat, 17 Nov 2018 08:10:09 +0000 https://new.55news.al/?p=68001 Zëvendëskryeministri bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, dha sot dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale. ”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra […]

The post Jep dorëheqjen pas një skandali zëvendëskryeministri Simeonov appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendëskryeministri bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, dha sot dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale.

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale.  Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

The post Jep dorëheqjen pas një skandali zëvendëskryeministri Simeonov appeared first on 55 News.

]]>
Bullgari, konfiskohen 14.3 milionë dollarë falsë https://55news.al/aktualitet/bullgari-konfiskohen-14-3-milione-dollare-false/ Tue, 23 Oct 2018 07:11:04 +0000 https://new.55news.al/?p=60279 Autoritetet bullgare bastisën një shtypshkronjë që prodhonte para të falsifikuara dhe konfiskuan kartëmonedha të rreme euro dhe dollari në vlerë prej më shumë se 14.3 milionë dollarë. Sipas Reuters, forcat e posaçme për luftimin e krimit të organizuar gjithashtu sulmuan një bodrum në hotel në vendpushimin e Detit të Zi në Sunny Beach dhe konfiskuan […]

The post Bullgari, konfiskohen 14.3 milionë dollarë falsë appeared first on 55 News.

]]>
Autoritetet bullgare bastisën një shtypshkronjë që prodhonte para të falsifikuara dhe konfiskuan kartëmonedha të rreme euro dhe dollari në vlerë prej më shumë se 14.3 milionë dollarë.

Sipas Reuters, forcat e posaçme për luftimin e krimit të organizuar gjithashtu sulmuan një bodrum në hotel në vendpushimin e Detit të Zi në Sunny Beach dhe konfiskuan disa kartëmonedha 100 , 500 euro dhe 50 dollarë.

“Nga shtypshkronja dhe nga vende të ndryshme, janë konfiskuar mbi 11 milionë euro të rreme dhe mbi 1.7 milion dollarë, disa janë të gatshme dhe disa të papërfunduara”, thuhej në një deklaratë. Bastisja në shtypshkronjë, më e madhja që do të zbulohej për 11 vjet, përfshirë edhe 30 vende të tjera në vendin ballkanik, u ndoqën nga një hetim 10-mujor të mbështetur nga Europoli dhe inteligjenca e SHBA.

Shtypshkronja kishte mjete të sofistikuara të cilësisë së lartë që përdorte për të printuar kartëmonedhat e rreme, thanë prokurorët që mbikëqyrnin operacionin, duke shtuar se katër vetë u arrestuan.

The post Bullgari, konfiskohen 14.3 milionë dollarë falsë appeared first on 55 News.

]]>
Në Bullgari kapen 712 kg heroinë në vlerë prej 23 milionë eurosh https://55news.al/aktualitet/ne-bullgari-kapen-712-kg-heroine-ne-vlere-prej-23-milione-eurosh/ Sun, 30 Sep 2018 10:22:58 +0000 https://new.55news.al/?p=53556 Shërbimi Doganor i Bullgarisë ka njoftuar se zyrtarët e saj kanë konfiskuar 712 kilogramë heroinë, e cila ndodhej në dy kamionë iranianë që erdhën në Bullgari nga Turqia. Doganierët vlerën e heroinës e përcaktuan në rreth 23 milionë euro. Droga u gjet në dy kamionë me targa iraniane në kalimin kufitar Kapitan Andreevo. Kamionët transportonin […]

The post Në Bullgari kapen 712 kg heroinë në vlerë prej 23 milionë eurosh appeared first on 55 News.

]]>
Shërbimi Doganor i Bullgarisë ka njoftuar se zyrtarët e saj kanë konfiskuar 712 kilogramë heroinë, e cila ndodhej në dy kamionë iranianë që erdhën në Bullgari nga Turqia.

Doganierët vlerën e heroinës e përcaktuan në rreth 23 milionë euro. Droga u gjet në dy kamionë me targa iraniane në kalimin kufitar Kapitan Andreevo. Kamionët transportonin material ndërtimor dhe si destinacion kishin Austrinë.

Prokurori në rajonin bullgar Haskovo, Ivan Stojanov tha se heroina u gjet në çanta të mbyllura të fshehura mes mallrave të deklaruara zyrtarisht që transportoheshin, raporton Anadolu Agency.

Dy shoferët, shtetas iranianë, janë arrestuar dhe përballen me 20 vjet burg nëse dënohen për trafik droge.

The post Në Bullgari kapen 712 kg heroinë në vlerë prej 23 milionë eurosh appeared first on 55 News.

]]>
Bullgaria shkatërron Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë golin e pestë https://55news.al/sport/bullgaria-shkaterron-shqiperine-kuqezinjte-pesojne-golin-e-peste/ Thu, 16 Aug 2018 13:52:09 +0000 https://new.55news.al/?p=42583 Bullgaria shkatërron Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë të pestin Shqipëria e cila bën pjesë në Grupin C është duke luajtur ndeshjen e katërt në Europianin e Minifutbollit kundër skuadrës së Bullgarisë. Pas fitores kundër Irlandës që iu mundësoi kuqezinjve 3 pikët e para në këtë kompeticion, situata me Bullgarinë duket shumë keq. Deri më tani ekipi i […]

The post Bullgaria shkatërron Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë golin e pestë appeared first on 55 News.

]]>
Bullgaria shkatërron Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë të pestin

Shqipëria e cila bën pjesë në Grupin C është duke luajtur ndeshjen e katërt në Europianin e Minifutbollit kundër skuadrës së Bullgarisë.

Pas fitores kundër Irlandës që iu mundësoi kuqezinjve 3 pikët e para në këtë kompeticion, situata me Bullgarinë duket shumë keq.

Deri më tani ekipi i kuqezinjëve ka pësuar plot 5 gola dhe nuk ka shënuar as edhe një të vetëm.

The post Bullgaria shkatërron Shqipërinë, kuqezinjtë pësojnë golin e pestë appeared first on 55 News.

]]>
Societe Generale shet degët në Shqipëri dhe Bullgari tek hungarezja OTP https://55news.al/aktualitet/societe-generale-shet-deget-ne-shqiperi-dhe-bullgari-tek-hungarezja-otp/ Thu, 02 Aug 2018 07:29:15 +0000 https://new.55news.al/?p=39687 Banka franceze që operon edhe në vendin ton, Societe Generale, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje për shitjen e degëve të saj në Bullgari dhe Shqipëri bankës hungareze OTP Bank. Banka, raporton Reuters, nuk bëri të ditur shumën e transaksionit të akordit, por u shpreh se shitjet bashkë me heqjen e njësisë private bankare […]

The post Societe Generale shet degët në Shqipëri dhe Bullgari tek hungarezja OTP appeared first on 55 News.

]]>
Banka franceze që operon edhe në vendin ton, Societe Generale, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje për shitjen e degëve të saj në Bullgari dhe Shqipëri bankës hungareze OTP Bank.

Banka, raporton Reuters, nuk bëri të ditur shumën e transaksionit të akordit, por u shpreh se shitjet bashkë me heqjen e njësisë private bankare në Belgjikë, do të gjeneronin një fitim për kompaninë franceze.

Diskutimet mes dy bankave po zhvilloheshin prej muajsh, madje përfaqësuesit e bankës hungareze kanë qenë gjatë muajit maj në Shqipëri për t’u njohur me stafin e bankës dhe rrjetin e degëve.

Shitja është pjesë e strategjisë së grupit për të riorganizuar asetet e tij. Francezët janë shprehur se kanë ndërmend të rishohin gjurmët e tyre, duke u larguar nga vendet apo bizneset ku nuk kanë pozita të forta dominuese.

Në Shqipëri, banka franceze renditet si huadhënësi i katërt më i madh dhe në fund të tremujorit të parë të vitit kishte një portofol kredie prej afro 50 miliardë lekësh.

Me blerjen e “Societe Generale”, “OTP” bëhet grupi i parë bankar nga Bashkimi Europian që hyn në tregun bankar shqiptar për më shumë se një dekadë

 

The post Societe Generale shet degët në Shqipëri dhe Bullgari tek hungarezja OTP appeared first on 55 News.

]]>
Sekuestrohet sasi rekord amfetamine në brigjet bullgare të Detit të Zi https://55news.al/globi/sekuestrohet-sasi-rekord-amfetamine-ne-brigjet-bullgare-te-detit-te-zi/ Tue, 29 May 2018 15:15:35 +0000 https://new.55news.al/?p=20771 2,5 tonë amfetamine është sekuestruar nga policia në portin e qytetit Varna, në brigjet bullgare të Detit të Zi. ”Gjatë kontrollit në një kontenier, të shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina, agjentët doganorë kanë zbuluar 2,5 tonë amfetaminë, të futur në 300 thasë, që sipas dokumentacionit duhet të kishin acid citrik”, tha prokuroria […]

The post Sekuestrohet sasi rekord amfetamine në brigjet bullgare të Detit të Zi appeared first on 55 News.

]]>
2,5 tonë amfetamine është sekuestruar nga policia në portin e qytetit Varna, në brigjet bullgare të Detit të Zi.

”Gjatë kontrollit në një kontenier, të shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina, agjentët doganorë kanë zbuluar 2,5 tonë amfetaminë, të futur në 300 thasë, që sipas dokumentacionit duhet të kishin acid citrik”, tha prokuroria bullgare.

Pritësi do të ishte një qytetar i huaj i një vendi europian.

Për momentin, prokuroria ka refuzuar të japë detaje mbi emrin e anijes dhe për në cilin vend ishte destinacioni i amfetaminës.

The post Sekuestrohet sasi rekord amfetamine në brigjet bullgare të Detit të Zi appeared first on 55 News.

]]>